Analizë – Eleminimi i Italisë ka mundur të shmanget? Shqipëria do e eliminonte Suedinë?

E publikuar: 15/11/2017 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dështimi i Italisë për të arritur në Botërorin e vitit 2018 ishte sikur të shikonim një aksident automobilistik në “sloë motion”, pa fuqi për ta parandaluar atë.

Gjëja më e keqe për eliminimin e Italisë nga Botërori 2018 ishte se sa i shmangshëm ishte ky episod. Ishte sikur ta shikonim atë “memen” me qenin e vogël duke qëndruar në një ndërtesë të kapur nga flaka duke pirë qaj e duke thënë: “Kjo është mirë”. Nuk ka qenë në fakt mirë për një kohë të gjatë, por të gjithë jemi ndjerë të pafuqishëm të ndalim këtë aksident në “sloë motion” që ndodhi para syve tona.

Italia pati shumë shpresa për këtë kampionat në Rusi. Ishte plotësimi i ciklit të Buffonit, i cili ka bërë debutimin e tij në vitin 1997 në kualifikime në Rusi dhe ishte i gatshëm të pensionohej si 40 vjeçar si njeriu i vetëm që ka luajtur në gjashtë Kampionate Botërore. Fotot e tij si i përlotur janë thikë në zemër për të gjithë adhuruesit e sportit, e edhe për ata që urrejnë legjendarin dhe Juventusin.

Fundi i keq, i një karriere të mrekullueshme. 

Buffon ishte ai që duartrokiste duke inkurajuar të gjithë që të ndalen së vërshëllyeri himnin e Suedisë, ashtu siç ka bërë në Francë.
Buffon ishte njeriu i cili vrapoi në zonë për kornerë në kohën shtesë, rasti i fundit i tij në fanelklën e kombëtares.
Buffon ishte i pari që ju drejtua kamerave televizive teksa trajneri i tij vrapo në tunel duke ikur dhe duke u fshehur nga përgjegjësitë e tij.
Buffon është kapiteni i vërtetë, legjenda e gjallë, burri i madh. Ai nuk e meritoi këtë!

Buffon para kamerave menjëherë pas ndeshjes.

Ventura jo vetëm se nuk kishte guxim që të fliste për gazetarët pas poshtërimit, por kur ai u ul në konferencën obligative për shtyp, ai refuzoi që të dorëhiqej dhe të kërkojë falje ndaj popullit italian për këtë periudhë të turpshme dyvjeçare të tij. Mos prisni që edhe presidenti i FIGC, Carlo Tavecchio të kalojë pa dhënë llogari. Që të dy janë në mënyrë spektakolare përgjegjës për këtë që ka ndodhur.

Është interesante të shihet se si në ditët e fundit Buffon publikisht ka thënë të kundërtën e asaj që thoshte Ventura. Kur trajneri thoshte se Italia sigurt do të luante në playoff pas shortit me Spanjën, ishte portier legjendar ai që thoshte se Italia “nuk duhet të mësohet me mediokritet”.
Kur Ventura ankohej për gjyqtarët dhe golin me devijim në Suedi, Buffon tha: “Një gjë që nuk duhet ta bëjmë në këtë moment është ta quajmë veten të pafat”.

Ky rebelim ishte evident edhe në stol gjatë pjesës së dytë në barazimin 0-0 në San Siro. Daniele De Rossi u urdhërua që të nxehej nga stafi i Venturas, por ai reagoi i frustruar duke thënë se duhet të inkuadrohet Lorenzo Insigne.

Insigne dhe Jorginho janë viktimat. Dy figurat kryesore të lidershipit të Napolit në tabelën e Serie A ose u lanë në stol, ose u vendosën jashtë pozitave. Mesfushori i lindur në Brazil nuk u ftua për 18 muaj, më pas Ventura e inkuadron në ndeshjen më të madhe të tij nga fillimi. Pa presion. Fytyra e Insignes kur u pyet që të sqarojë pozitën e tij si mesfushor qendror ku luajti si zëvëndësues për 15 minuta në Suedi shprehu gjithçka: “Mos më pyetni, unë thjesht po i ndjek urdhrat”.

Vendimet e Venturas u bënë pa sens dhe me kokëfortësi të pa parë. Pse do të duhej të shfrytëzonte formacionin 4-2-4 për pjesën më të madhe të fushatës së tij kualifikuese dhe më pas ta anulojë për një formacion 3-5-2 kur të gjithë po qanin në kërkim të formacionit 4-3-3? Pse të startojnë në ndeshjen më të madhe Jorginho dhe Gabbiadini në kushtet më dëshpëruese pasi i injoroi për dy vjet? Dështimi nuk mund të vinte ndryshe.

Nuk mund të pajtohemi me klishen se kjo do të thotë se futbolli italian po bie dhe se ka shumë të huaj në Serie A. Talenti ekziston. Lojtarët ishin në dispozicion të Venturas. Ai thjeshtë nuk i shfrytëzoi si duhet. Mos thuani se një skuadër me Buffonin e Donnarumman, bonuccin e Chiellinin, Verrattin e Jorginhon, Florenzin e De Rossin, Gagliardinin e Pellegrinin, Insignen e Bernardeschin, Belottin e Immobilen nuk kishte kapacitet të siguronte një vend në Botëror.

Italia kishte shpresa të mëdha për këtë Botëror. Sipas traditës “për çdo 12 vjet”, Italia do të duhej të ishte në finale. Që nga viti 1970, Azzurët janë paraqitur në finale çdo 12 vjet duke fituar Botërorin çdo 24 vjet. Me këta lojtarë, ishte shumë e mundshme edhe finalja. Do të ishte një përfundim i përshtatshëm për fituesit e vitit 2006 si BUffon, De Rossi dhe Barzagli dhe një fillim i mbarë për yjet si Insigne, Florenzi, Verratti, Bernardeschi dhe Belotti.

Dyshja napolitane gjatë një dueli në ndeshjen Itali – Shqipëri

Në fund, duhet të përmendet edhe pa aftësia e Shqipërsië dhe episodi në ndeshjen ndaj Izraelit në Shkodër si ogure të zeza për kombëtaren Kuq e Zi, e cila ka mundur të shfrytëzojë telashet në kombëtaren italiane. Situata e Italisë ka mundur të shfrytëzohej më mirë.

A do ta eliminonte Shqipëria kombëtaren e Suedisë në playoff? Nëse jo, së paku do të luante më mirë se sa Italia.

Eliminimi i Italisë ishte aq i shmangshëm. /Telegrafi/