Ambasadori norvegjez interesohet për QKMF-në në Prishtinë

E publikuar: 15/02/2016 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i​ shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia bashkë me një pjesë të stafit të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare, priti në një takim ambasadorin e Norvegjisë, Jan Braathu.

Me këtë rast a​mbasadori u njoftua për punën dhe shërbimet që ofrohen në këtë qendër. Gjithashtu, u diskutua për investimet e fundit, ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit shëndetësor.

Diplomati norvegjez dha një përshkrim të sistemit shëndetësor në Norvegji, ku mbi të gjitha u fokusua në rëndësinë që ka pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrje. Gjithashtu u diskutua për çështje tjera të rëndësishme në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve, si mbledhja adekuate e të dhënave, edukimi dhe promovimi i​ shëndetit dhe mbi të gjitha transparenca e procesit.

Vitia dhe Braathu, vizituan pastaj disa pjesë të QKMF-së, ku a​mbasadori u njoftua me disa nga investimet e bëra e sidomos me ngritjen e kapaciteteve në shumë shërbime dhe ofrimin e shërbimeve të reja, si rrjedhojë e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe zhvillimeve të tjera si ato të vizitave sistematike në shkollat e Komunës së Prishtinës.