Ambasadori holandez mbush gropat në Prishtinë

E publikuar: 27/06/2015 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka vazhduar t’i mbushë me rërë gropat gjithandej Prishtinës.

Ai ka shkruar në twitter, se “holandezi i krisur” përsëri po merret me mbulimin e gropave.

Ndryshe, Bosch, edhe më herët ka marrë iniciativa të tilla për t’i mbyllur gropat nëpër Kryeqytet.

Ky ambasador ka pasur dje në Kuvend edhe një përplasje me fjalë me deputetët e VV-së, të cilët dolën kundër Gjykatës Speciale.