Ambasadori Bosch nuk ndalet, vazhdon t’i mbush gropat e Prishtinës (Foto)

E publikuar: 30/06/2015 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, përsëri ka marrë iniciativë për t’i mbushur gropat e kryeqytetit të lëna pas dore nga Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti.

Boch para disa minutave është parë në rrugën “Isa Kastrati”, afër shkollës fillore “Iliria”, në Breg të Diellit.