Ambasadori austriak: Mbështesim ngritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet në Kosovë

E publikuar: 22/03/2018 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, u takua sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve, projektet dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte të reja.
Bytyqi ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen që ka dhënë vazhdimisht shteti i tij dhe për ndihmën e vazhdueshme, e cila po i kontribuon ngritjes së cilësisë në arsim.

“Gjithashtu, bashkëbiseduam edhe për projektet e përbashkëta, të cilat janë në proces, siç është projekti ALLED, që do të ndihmon shumë në zhvillimin e shkollave profesionale dhe projektin HERAS, projekt ky që po e ndihmon MAShT-in në procese të rëndësishme në arsimin e lartë në Kosovë, etj”, ka thënë ministri.

Gjatë takimit, ambasadori Pfandler theksoi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në synimet e saj për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.