Ambasadori amerikan tregon kur do të largohet KFOR-i nga Kosova

E publikuar: 23/10/2016 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova sepse vendi nuk e ka aftësinë e vetëmbrojtjes.

Ai tha se KFOR-i ka qenë i suksesshëm në Kosovë por ende nuk ka përfunduar puna këtu dhe ende situata politike mund të përmirësohet. Delawie shtoi se është e rëndësishme të mbështesim transformimin e FSK-s në FAK

“KFOR-i është shprehje e përkushtimit të aleancës së NATO-s për Kosovën. Por, edhe është një institucion që respektohet shumë si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët e Kosovës. Gjithsesi, do të vijë dita kur KFOR-i më nuk do të jetë i nevojshëm”, ka thënë Delawie. Por, NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova, nëse vendi nuk ka aftësi për vetëmbrojtje. Nuk do të lëmë vakum, por do të ketë një transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. Ky transformim duhet të përfshi të gjitha elementet kushtetues në Kosovë dhe duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme”, tha Delawie.