Ambasadori amerikan: Ky vendim i Trumpit tregon mbështetjen e Amerikës për dialogun

E publikuar: 13/11/2019 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht qëllimin e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE, tha sot ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Ai ka shtuar se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të emëruar emisar për bisedimet Beograd-Prishtinë tregon mbështetje për dialogun e nivelit të lartë.

Duke folur në një panel mbi marrëdhëniet Serbi-SHBA, ai tha se Serbia është një udhëheqëse politike dhe ekonomike në rajon dhe luan një rol kryesor në stabilitetin e rajonit.