Ambasada amerikane bën thirrje për zgjedhje demokratike

31.05.2017 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasada amerikane bën thirrje për zgjedhje demokratike

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një deklarate ka ritheksuar thirrjet drejtuar të gjithë kandidatëve politikë, që të përkushtohen për zgjedhje të lira, dhe të qeta.

“Në këto zgjedhje, ne do t’i ndihmojmë Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit”, thuhet në deklaratë.

“Fatkeqësisht, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje. Kandidatët politikë, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës. Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjedhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave”, vijon deklarata.

“Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla. Ne përkrahim të gjitha përpjekjet e Task Forcës Zgjedhore dhe të Policisë së Kosovës në hetimin e çfarëdo raporti të tillë”, thekson deklarata amerikane.

Më tutje, Ambasada amerikane nënvizon se qytetarët meritojnë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor, ku të gjithë kandidatët kanë të drejt të dëgjohen nga votuesit.

Ambasada shpreson që kandidatët do t’u përmbahen këtyre standardeve përgjatë gjithë periudhës së fushatës dhe “votuesit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votojnë dhe të zgjedhin me vëmendje ata kandidatë të cilët më së miri do ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit i cili synon të vazhdojë drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike”

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A mund ta ndalojë opozita hovin e Erdoganit?

A mund ta ndalojë opozita hovin e Erdoganit?

Avramopoulos ia shuan shpresat kosovarëve: Keni punë në përmbushjen e kriterit të fundit për viza

Avramopoulos ia shuan shpresat kosovarëve: Keni punë në përmbushjen e kriterit të fundit për viza

Tronditet Gjermania, përdhunohet e vritet liderja e Socialdemokratëve

Tronditet Gjermania, përdhunohet e vritet liderja e Socialdemokratëve

Pasojat e përgjakshme të mitit serb

Pasojat e përgjakshme të mitit serb

Lëmshi me çmimet e dokumenteve të gjendjes civile nëpër komunat e Kosovës

Lëmshi me çmimet e dokumenteve të gjendjes civile nëpër komunat e Kosovës

BE thotë se Kosova ka ende punë në kriterin e fundit për vizat

BE thotë se Kosova ka ende punë në kriterin e fundit për vizat

Banorët e Kaçanikut të dëmtuar nga “Bechtel-Enka”, ende s’janë kompensuar

Banorët e Kaçanikut të dëmtuar nga “Bechtel-Enka”, ende s’janë kompensuar

Demarkacioni me Serbinë diskutohet nesër në Bruksel

Demarkacioni me Serbinë diskutohet nesër në Bruksel

SHBA demanton Serbinë: Asnjë shtet nuk ia ka kthyer shpinën Kosovës

SHBA demanton Serbinë: Asnjë shtet nuk ia ka kthyer shpinën Kosovës

Magbule Shkodra, gruaja më e votuar në AAK

Magbule Shkodra, gruaja më e votuar në AAK

Shpërthim në një tubim të kryeministrit të Etiopisë

Shpërthim në një tubim të kryeministrit të Etiopisë

Thaçi e Vuçiq, në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare për çështjen e Kosovës

Thaçi e Vuçiq, në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare për çështjen e Kosovës

SKANDAL: KEDS 6 vite në treg pa përfillur ligjin e Kosovës

SKANDAL: KEDS 6 vite në treg pa përfillur ligjin e Kosovës

OKB e shqetësuar nga acarimi i konfliktit në Siri

OKB e shqetësuar nga acarimi i konfliktit në Siri

Paralajmërohen përsëri protesta për taksat në rrugën e kombit

Paralajmërohen përsëri protesta për taksat në rrugën e kombit

Arabia Saudite: Ndalesës së grave për ngasje të veturës po i vjen fundi

Arabia Saudite: Ndalesës së grave për ngasje të veturës po i vjen fundi