Amazon nën hetim nga BE

E publikuar: 11/06/2015 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amazon po hetohet nga Komisioni Evropian në lidhje me shitjet e librave elektronike dhe mënyrën se si bashkëpunon me botuesit. Kompania amerikane është kritikuar edhe më parë për praktikat e saj financiare si dhe për abuzimin me pozicionin  saj si dominuese në industri, duke ndikuar negativisht tek konkurrenca dhe konsumatorët. Komisioni evropian do të hetojë mënyrën se si Amazon bashkëpunon me partnerët e saj dhe për kontratat që ata kanë nënshkruar.

Komisioni do të përqendrohet më shumë në mënyrën se si Amazon i detyron botuesit të mbyllin marrëveshjet me rivalët e tjerë. Nëse ndodh një gjë e tillë, Amazon do të gjobitet me një shumë të madhe parash dhe do të detyrohet të ndryshojë praktikat e saj.