Alves e provon vetën edhe në portë ndaj Sochaux pasi që Trapp del jashtë me karton të kuq (Foto/Video)

E publikuar: 07/02/2018 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dani Alves njihet si futbollist atraktiv dhe gazmor, ndërsa në ndeshje ndaj SoChaux, i bëri edhe një herë bashkëlojtarët të qeshin.

Ishte koha shtesë kur portieri gjerman Kevin Trapp mori karton të kuq dhe në portë u fut Alves, edhe pse ishte më i shkurtri në fushë.

Madje dhe fanella i binte e madhe.

Alves në portë

Ai nuk kishte punë, pasi edhe një goditje dënimi e ekzekutuar nga vendasit, përfundoi në murin mbrojtës.

PSG fitoi 4-1 me tre golat e Di Marias dhe një të Edinson Cavanit.

Para ndeshjes me Real Madridin shihet një formë shumë e lart e argjentinasit kundër ish skuadrës së tij, Real Madrid.

Trapp dhe Alves gjatë ndeshjes

PSG ka krijuar një skuadër të fortë dhe kërkon që këtë vit ta fitojë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/