Allegri: Nuk jam i zemëruar apo i zhgënjyer, Spali luftoi fortë dhe meritoi barazimin

E publikuar: 17/03/2018 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Massimiliano Allegri pranoi se Juventusi nuk mundi ta mposht vendosmërinë e SPAL-it, por deklaroi se nuk është i zhgënyer me rezultatin pasi kundërshtari e meritoi atë.

Binconerët barazuar 0-0 në udhëtim te Spali, duke ndalur një seri pozitive në Serie A prej 12 fitoreve radhazi, por Allegri ndihet mirë që skuadra mbajti portën e paprekur dhe mbeti ende lider i kampionatit.

“Unë nuk jam i zemëruar apo i zhgënjyer. SPAL luftoi fort, ne i përgëzojmë ata dhe ne ishim duke dalë nga një seri fitoresh”, ka thënë fillimisht Allegri për Mediaset Premium pas ndeshjes.

“Gjëja pozitive sonte është se ne kemi mbajtur portën e paprekur dhe në këtë moment ende kemi një avantazh pesë pikë”.

“Ne duhet të mësojmë nga kjo për ndeshjet që vijnë kundër Crotones dhe Beneventos, sepse ata po luftojnë për mbijetesën në Serie A dhe ne duhet të përballojmë ata me një qëndrim ndryshe”.

“Duhet të jemi gati për çdo eventualitet, kjo ndodhi këtë mbrëmje, dhe ne jemi ende në krye të tabelës. Kur nuk keni energji të mjaftueshme mendore, kundërshtari do të fitojë çdo top 50-50. Kjo është ajo që ndodhi sonte”.

“SPAL meritojnë shumë merita. Ata ishin shumë agresivë dhe bënë shumë faulle – 29 – thyen lojën tonë”.

“Njerëzit prisnin që ne të humbnim pikë disa javë më parë kundër Lazios, i humbëm ato sonte, këto gjëra ndodhin. Tani kemi nevojë për një pushim, sepse ne po luajmë në tri fronte dhe ne kemi nevojë për të gjithë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/