Allegri: Icardi është lojtar i madh, tregu fillon pas Kupës së Botës

E publikuar: 14/06/2018 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Juventusit, Allegri pranon se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është një lojtar i madh, por këmbëngul se tregu i transferimeve fillon pas Kupës së Botës.

Icardi ishte subjekt i një lajmi shkëmbimi shokues me Gonzalo Higuain në shtypin italian të javës së shkuar, por një gjë e tillë u mohua më vonë.

Edhe Allegri u pyet për spekulimet rreth Icardit, të cilin e cilësoi si lojtarë të madh, teksa foli edhe për portierin Mattia Perin, mesfushorin e CSKA-s, Aleksandr Golovin dhe ish-lojtarin e Interit, Joao Cancelo.

“Perin është një blerje e shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Allegri për Calciomercato.com.

Mauro Icardi (Getty Images)

“Golovin? Nga të dy videot që kam parë prej tij, ai duket i mirë për mua”.

“Cancelo? Juventusi gjithmonë lëviz mirë në treg edhe kur tregu mbyllet. Për fat të mirë këtë vit pritet ta kemi më herët një skuadër konkurruese”.

“Higuain-Icardi? Ata janë dy sulmues të mëdhenj dhe gjithmonë them se kur ka një Kupë të Botës, tregu fillon pas Kupës së Botës. Është e vështirë para atëherë”.

“Kupa e Botës gjithmonë tërheq lojtarë që do të kishim vlerësuar paraprakisht ndryshe”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Massimiliano Allegri në ndeshjen ndaj Interit në Allianz Stadium (Getty Images)