Allegri i dëshpëruar me barazimin ndaj Genoas: Futbollistët e kishin mendjen te Manchester Unitedi

E publikuar: 21/10/2018 00:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Max Allegri u ankua pas barazimit 1-1 me Genoan, pasi sipas tij lojtarët u larguan nga loja e luajtur, duke menduar për ndeshjene  Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit, dhe pastaj u ndëshkuan duke pranuar gol.

Bardhezinjtë dominuan ndeshjen në pjesën më të madhe, por u zunë në befasi duke pranuar golin e barazimit me kokë nga Daniel Bessa.

Ky rezultat përfundon fillimin e përsosur të Juventusit, me 10 fitore nga 10 ndeshjet në mes të Serie A dhe Ligës së Kampionëve dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Allegri.

“Është shumë e thjeshtë, ne iu larguam ndeshjes. Genoa bëri mirë që qëndroi në lojë dhe në vend që të shënonim për 2-0, ne pranuam pas 1-0”, ka thënë fillimisht Allegri për Sky Sport Italia.

“Kjo nuk duhet të ndodhë, sepse Scudetto fitohet dhe humbet në ndeshje si kjo”.

“Në pjesën e dytë, mendjet tona ishin në Manchester United dhe ne ramë në gjumë”.

“Pas barazimit, pastaj ne shkuam nga gjumi në dëshpërim frenetik dhe asnjë nga këto qëndrime nuk është i pranueshëm. Ne duhet të kishim pasur mendjen tonë në punën që është në dorë”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Juventusi udhëton të martën te Manchester Unitedi në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/