Albano Bogdo në një rrëfim tronditës: Më zunë mallkimet, prej tij më la dhe e fejuara

E publikuar: 21/02/2018 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por ndonëse karrierë duket të ecë mirë, gjërat në jetën personale të Albano Bogdos nuk kanë shkuar aspak mbarë dhe këtë ai e ka rrëfyer mëngjesin e sotëm në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”.


“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar.”-është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.

Megjithatë, siç u shpreh Bogdo, që prej qershorit të 2016-ës, ai nuk ka konsumuar më alkool dhe për përmirësimin e  tij, ai ka falendruar publikisht edhe mjekët që e trajtojnë. Aktori i njohur u shpreh se shkak për gjendjen e tij ishte bërë fama./Shqiptarja.com