Aktakuzë kundër tre personave serb, në mesin e tyre një person zyrtar

E publikuar: 28/02/2019 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur B.B., B.M., dhe S.M, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri B.B., si person zyrtar ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga neni 434 të KPRK-s si dhe veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 392 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri B.M., ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjës së veprës penale” nga neni 388 të KPRK-së dhe veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 392 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri S.M., ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjës së veprës penale” nga neni 388 të KPRK-së si  dhe veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 392 të KPRK-së.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.