Aksidenti tragjik në Çair revolton qytetarët

E publikuar: 28/06/2015 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksidenti i mbrëmshëm në rrugën ‘Xhon Kenedi’ ku për pasojë humbi jetën një fëmijë 10 vjeçar, ka revoltuar qytetarët e Çairit. Ata thonë se në këtë lagje çdo ditë mund të vërehen makina të cilat lëvizin me shpejtësi të madhe. Në të shumtën e rasteve, sipas banorëve, fajtorë kryesorë janë vetë ngasësit e makinave. Por banorët e anketuar nga ALSAT M thonë se në këtë rrugë të frekuentuar mungon patrullimi i policisë.

‘Nuk kujdesen shumë dhe normal, fëmija si fëmijë nuk din. Por duhet edhe shoferët të kenë kujdes te vendkalimi i këmbësorëve. Ja mbrëmë ndodhi rasti, taksirat. Duhet me pas më shumë kujdes, kontroll, të jenë më shumë të shtrënguar sepse fëmija nuk dinë. Kur të vjen vjen. Ajo nënë e ai babë janë djegë, për ata është shumë rëndë, për të gjithë është rëndë një fëmijë 12 vjeçar të shkojë nuk është lehtë. Dënimet janë mjaftë të mëdha por përsëri nuk kujdesen. Ata e dinë më së miri por policia duhet ti shtrëngojë më shumë. Këtu asnjëherë nuk ka pasur polic. Ejani kur të doni këtu asnjëherë nuk mundeni të gjeni polic’

‘Shpesh po ndodhin. Duhet pak më tepër të ketë kujdes sepse lëre që po marrin veten në qafë por po i marrin edhe të tjerët. Ka shenja por duhet vetëm të ketë kujdes. Dje më duket se ka ndodhur dje që e kanë shkelur fëmijën, Zoti ua dhashtë durimin prindërve’

‘Exheli vjen por jashtë asaj që vozisin shpejtë e i mbysin’

‘Un e ruaj vetin mos të më shkelin. Nuk shikojnë farë kur nisen. Ju i shikoni edhe vetë’

A duhet të ketë polici për ti kontrolluar këta që vozisin shpejtë?
‘Duhet si nuk duhet, po të mos ketë polici këta të shkelin dhe ikin. Duhet’

“Vozitet ju shihni, nuk është hera e parë. Ja ngjarja e fundit tregon se çfarë ka ndodhur. Është shumë e tmerrshme ajo që ka ndodhur mbrëmë, jo vetëm këtu por çdo kund. Mos kujdesi i shoferit dje që ka ndodhur, ka marrë një shpirt me vete.
Si mundet të rregullohet që në të ardhmen mos të ndodhë kjo?
“Nuk e di. Shteti le ta mendon më mirë”

Aksidenti tragjik në të cilin humbi jetën fëmiu 10 vjeçar ndodhi mbrëmë rreth orës 19:40 minuta. Bëhet fjalë për vogëlushin Zekirija Dardhishta nga Çairi. Rruga Xhon Kenedi ngërthen në vete parkun, kopshtin, fushën e sportit të kësaj lagje dhe shpeshherë ka qenë prehër i fatkeqësive të shumta në komunikacion për çka qytetarët alarmojnë vazhdimisht.Ferikan Iljazi 

/alsat/