Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në Prishtinë

E publikuar: 28/07/2020 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në vendkalim të këmbësorëve, në Prishtinë, e kishte goditur viktimën- këmbësorin mashkull  kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në QKUK, ku sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

PK-ja ka bërë të ditur që i dyshuari – ngasësi i veturës që e ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.