AKP transferon 44 milionë euro në buxhetin e Kosovës

E publikuar: 13/08/2018 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti një mbledhje urgjente me ç’rast, sipas kumtesës për media, miratoi transferimin e 44 milionë eurove në fondin e konsoliduar të Republikës së Kosovës.
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti një mbledhje urgjente me ç’rast, sipas kumtesës për media, miratoi transferimin e 44 milionë eurove në fondin e konsoliduar të Republikës së Kosovës, shkruan Express.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve gjithashtu miratoi edhe transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 39.
Veç kësaj këtu u diskutua dhe u miratua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.