Ajeti në dyshim, Mihajlovic: Nuk e di nëse rikuperohet

E publikuar: 18/02/2017 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arlind Ajeti në dyshim për sfidën e “Olimpicos” kundër Romës. Mbrojtësi kuqezi që është aktivizuar titullar në dy ndeshjet e fundit të Serie A, po kalon një problem fizik dhe mbetet në pikëpyetje për takimin ndaj Romës në kryeqytetin italian. Lajmin e bën të ditur trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic në konferencën e zakonshme për shtyp, duke konfirmuar besimin që ka te shqiptari i cili gjithsesi nuk ështe ende në 100 % të formës. Skuadra Granata po kalon një moment krize në repartin e tërhequr për shkak të mungesave të Carlaos, Castan e Rossettinit dhe në këtë mënyrë Ajeti ka mundësi të tregojë talentin e tij sepse gjatë këtij sezoni ka gjetur pak hapësira në radhët e Torinos. “Duhet të presim për të mësuar nëse do t’ia dalë mbanë të jetë gati, në të kundërt do të luajë De Silvestri. Gjithsesi do të presim për të vendosur vetëm përpara ndeshjes”, nënvizoi Mihajlovic. Në sfidën e fundit kundër Pescaras në “Olimpico” të Torinos, Ajeti u aktivizua titular dhe shënoi fillimisht një gol e më pas një autogol. 23-vjeçari shqiptar numëron 180 minuta gjatë këtij sezoni në Serie A dhe një ndeshje si titullar në takimin e Kupës së Italisë kundër Pisas.