Ahmeti reagon pas lirimit të aktivistëve të VV-së nga arresti shtëpiak

E publikuar: 22/08/2017 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lirimit të 3 aktivistëve të VV-së nga arresti shtëpiak dhe 1 nga paraburgimi.

Ahmeti ka thënë se aktivistët duhet të lirohen nga akuza dhe se nuk do të ndalen deri sa të zbardhin plotësisht vdekjen e Astrit Deharit. “Adea, Egzoni dhe Frashëri lirohen nga arresti shtëpiak, ndërsa Atdheu nga paraburgimi.

Një ndër padrejtësitë më të mëdha nuk përfundon me kaq. Aktivistët duhet të lirohen nga akuza por edhe më me rëndësi ne nuk ndalemi deri në zbardhjen e plotë të vdekjes së Astritit”, thuhet në postimin e Ahmetit.