AGK’ja: Kemi marrë me shqetësim gjuhën e përdorur nga Vetëvendosjes për sulmet e sotme ndaj gazetarëve

23.05.2020 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AGK’ja: Kemi marrë me shqetësim gjuhën e përdorur nga Vetëvendosjes për sulmet e sotme ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar të shtunë se “ka marrë me shqetësim gjuhën e përdorur nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Kryeredaktorit të Kohës Ditore – Agron Bajrami, gazetarit të Kohes Ditore Besnik Krasniqit dhe autorit të “Rubikon-it” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendit“.

Në postimin e tij, Liburn Aliu shkruan – “Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë. Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër. E përsëris, po, mund të jetë koincidencë.”

Pas postimit të Aliut, edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka shkruar rreth po të njëjtës çështje – “Gazetari i cili vete na tregon se GjK qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime te brendshme sipas tij nga GjK. Kah keto burime te brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK? E respektojme punen e pavarur te medias, e sic e tha edhe Liburni, mund te jete teresisht koincidence qe interesat e Kadri Veselit perputhen me ate qe parashikon gazetaria e burimeve anonime. Ne e dime qe do te jemi fitues mbi 50%, por Kadri Veseli shpreson qe jo. Pra, Veseli beson qe VV-ne nuk mundet me e ndale, por shpreson qe ajo nuk do t’i merr mbi 50% dhe mundet me u be ai pastaj kryeminster.”

Ndërkaq, edhe zyrtari i të njëjtës parti, Adnan Rrustemi, gjatë ditës së djeshme, po ashtu përmes një postimi në Facebook ka shkruar – “Adriatik Kelmendi paska deklaruar mbrëmë që gjendja në Gjykatën Kushtetuese është 7 me 2 në favor të Thaçit. E qartë, ai synon që gjyqtarët që po lëkunden t’i shpiejë kah pozicioni i Thaçit. Adriatiku nuk është det me ujë të freskët por turbullirë me ujë të PAN-it. Prandaj iku nga KTV për të zëvendësuar në klan Batanin.”

Sipas AGK’së, “kjo formë e shprehjes ndaj gazetarëve, për AGK-në përbënë një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Presionet e tilla nuk janë të dëmshme vetëm për punën e gazetarëve por edhe për demokracinë në vend”.

“Duke i akuzuar gazetarët se favorizojnë një parti apo tjetër, i bëjnë target te sulmeve. Çdo ankesë ndaj raportimeve, të cilat mund të vlerësohen jo profesionale, mund të drejtohen në institucionet përkatëse”, thekson AGK’ja.

“Gazetarët kanë të drejtë në kryerjen e punës se tyre lirshëm, pa pasur frikën e etiketimeve të kësaj natyre. AGK ju bënë thirrje të gjithë zyrtarëve politik që të ndalin sulmet ndaj gazetarëve, në mënyrë që puna e tyre t’i shërbej opinionit dhe zhvillimit demokratik të shoqërisë sonë”, përfundon reagimi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AGK’ja: Kemi marrë me shqetësim gjuhën e përdorur nga Vetëvendosjes për sulmet e sotme ndaj gazetarëve

AGK’ja: Kemi marrë me shqetësim gjuhën e përdorur nga Vetëvendosjes për sulmet e sotme ndaj gazetarëve

Kaliforni, vetëvrasjet po marrin më shumë jetë se coronavirusi

Kaliforni, vetëvrasjet po marrin më shumë jetë se coronavirusi

Enver Hoxhaj: Unë i tregoj Gjermanisë dhe Francës për çka duhet të shqetësohen në Kosovë!

Enver Hoxhaj: Unë i tregoj Gjermanisë dhe Francës për çka duhet të shqetësohen në Kosovë!

Kosova vazhdon të humbë miliona euro, rryma në veri shitet pa leje

Kosova vazhdon të humbë miliona euro, rryma në veri shitet pa leje

Qeveria Kurti: Sot kemi miratuar Programin e Kosovës për Barazi Gjinore dhe vendimin për inicimin e procedurave për shpalljen muze të ish-Burgut në Prishtinë

Qeveria Kurti: Sot kemi miratuar Programin e Kosovës për Barazi Gjinore dhe vendimin për inicimin e procedurave për shpalljen muze të ish-Burgut në Prishtinë

Rrafshoi lakoren e koronavirusit Japonia, pa karantinë

Rrafshoi lakoren e koronavirusit Japonia, pa karantinë

Përdhunoi shqiptaren për 48 orë/  Arrestohet ‘dragoi i Kavos’, rezistencë me armë ndaj policisë

Përdhunoi shqiptaren për 48 orë/ Arrestohet ‘dragoi i Kavos’, rezistencë me armë ndaj policisë

Kurti dhe Spasovski: Na duhet bashkëpunim konstruktiv në arritjen e qëllimeve të përbashkëta

Kurti dhe Spasovski: Na duhet bashkëpunim konstruktiv në arritjen e qëllimeve të përbashkëta

Sot riatdhesohen 138 qytetarë të Kosovës që udhëtuan nga Londra

Sot riatdhesohen 138 qytetarë të Kosovës që udhëtuan nga Londra

Pandemia ndryshon mënyrën e të ushqyerit

Pandemia ndryshon mënyrën e të ushqyerit

Bushati: Sinjal inkurajues nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi

Bushati: Sinjal inkurajues nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi

Mposht koronavirusin 126 vjeçare me 400 pasardhës

Mposht koronavirusin 126 vjeçare me 400 pasardhës

Nuk respektuan masat kundër koronavirusit, ndalohen katër persona nga Policia

Nuk respektuan masat kundër koronavirusit, ndalohen katër persona nga Policia

Humb 18-vjeçari nga Dibra, shkoi në mal për të mbledhur bimë medicinale

Humb 18-vjeçari nga Dibra, shkoi në mal për të mbledhur bimë medicinale

Shërohen 24 pacientë dhe 20 raste të reja me koronavirus

Shërohen 24 pacientë dhe 20 raste të reja me koronavirus

Franca vendos për Britaninë: 14 ditë karantinë edhe për ju, reciprocitet

Franca vendos për Britaninë: 14 ditë karantinë edhe për ju, reciprocitet