AGK dënon gjuhën linçuese të anëtarëve të Vetëvendosjes ndaj Adriatik Kelmendit

13.02.2020 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AGK dënon gjuhën linçuese të anëtarëve të Vetëvendosjes ndaj Adriatik Kelmendit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj gazetarit, Adriatik Kelmendi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar gjuhën linçuese që anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi e Elvis Hoxha, kanë përdorur ndaj gazetarit, Adriatik Kelmendi.

Përmes një reagimi publik, AGK ka thënë se linçimet publike të bëra nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Elvis Hoxha, ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, janë tejet shqetësuese dhe paraqesin cenim të integritetit personal dhe profesional ndaj gazetarëve, shkruan lajmi.net.

AGK ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, dhe Lëvizja Vetëvendosje që të distancohen nga linçimet e tilla, pasi që siç thuhet në reagim, këto linçime janë të rrezikshme për demokracinë dhe të kontribuojnë për një mjedis më të mirë, ku të gjithë mund të shprehen lirshëm dhe ku gazetarët mund ta ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar nga askush.

Reagimi i plotë i AGK-së pa ndërhyrje:

Linçimet e Sami Kurteshit dhe Elvis Hoxhes ndaj Adriatik Kelmendi, të rrezikshme për lirinë e shprehjes

PRISHTINË, 13.02.2020 – Linçimet publike të bëra nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Elvis Hoxha, ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, për AGK-në janë tejet shqetësuese dhe paraqesin cenim të integritetit personal dhe profesional ndaj gazetarëve.

Në një postim të z. Kurteshit, pyetjet e shumë gazetarëve ndaj Kryeministrit cilësohen si policore, por jo politike.

“Kjo është e frikshme, sepse dëshmon për edukimin e tyre profesional” – ka shkruar Kurteshi në kohën kur po transmetohej intervista e kryeministrit Albin Kurti në Rubikon të KTV-së.

Ndërkaq, në postimin e z. Hoxhes, ai disa herë i referohet gazetarit Kelmendi, si cinik dhe dinak.

“Pyetjet e djeshme të gazetarit të Rubikonit përmbanin të njëjtën cektësi cinike si dhe më parë. Me cektësinë dinake ai nuk kuptonte që kryeministri po i jepte dinjitetin e vendit duke i dhënë të drejtë tri herë gjatë bisedës. Nga ana e vet gazetari drejtonte të njëjtën pyetje pesë apo gjashtë herë.” – thuhet në postimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë kur zyrtarë partiakë linçojnë gazetarë, autorë e drejtues mediesh, duke pretenduar që tu tregojnë edhe si duhet ushtruar profesioni i tyre. Ne si Asociacion i Gazetarëve te Kosovës, u bëjmë thirrje zyrtarëve të LVV-së që t’i ndërpresin këto praktika të linçimit, me tendencë të frikësimit të gazetarëve. Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës kur në pyetje është liria e shprehjes dhe liria e gazetarëve për ta ushtruar profesionin e tyre.

AGK po ashtu kërkon nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i bëj thirrje partisë së tij të distancohet nga linçimet e tilla të rrezikshme për demokracinë dhe të kontribuojnë për një mjedis më të mirë, ku të gjithë mund të shprehen lirshëm dhe ku gazetarët mund ta ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar nga askush.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje

Haxhiu flet me ambasadoren e Kroacisë për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati

Haxhiu flet me ambasadoren e Kroacisë për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati

Reka: Prioriteti ynë, liberalizimi i vizave këtë vit

Reka: Prioriteti ynë, liberalizimi i vizave këtë vit

VMRO-ja akuzon Zaevin për përfshirje në rastin “Reketi”

VMRO-ja akuzon Zaevin për përfshirje në rastin “Reketi”

Kurti priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, z. Ferhat Dinosha

Kurti priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, z. Ferhat Dinosha

Abazi takon Ambasadorin e Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet

Abazi takon Ambasadorin e Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet

Kriza për ujë të pijshëm, vetëm prishtinasit kanë 47 milionë euro borxhe

Kriza për ujë të pijshëm, vetëm prishtinasit kanë 47 milionë euro borxhe