Agim Çeku: Nëse nuk e votojmë Specialen, Kosova ndalet!

E publikuar: 26/06/2015 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe e panevojshme, megjithatë ai do ta votojë.
Çeku ka bërë me dije se nëse nuk e votojmë sot Gjykatën Speciale Kosova do të ndalet. “Nëse nuk e votojmë sot Kosova ndalet. Unë po e them mendimin tim”, është shprehur Çeku.
Ai ka thënë se është i interesuar që Kosova të mos të ndalet, por të ecën përpara.
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së, ka deklaruar se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe të drejtë. Ai ka thënë se UÇK-ja është e vetmja ushtri të cilës nuk mund t’i veshët asnjë masakër.
Çeku ka thënë se relacioni në mes të drejtësisë ndërkombëtare dhe UÇK-së ka qenë speciale.
Ai ka shtuar se disa deputetë nuk e thanë se ku do të mbetet Kosova nëse nuk e votojmë Gjykatën Speciale. “Akuzat nuk mund të hiqen as me diplomaci as me politikë dhe me emocione, por vetëm me fakte para kësaj gjykate”, është shprehur Çeku.