Abrashi: Do ta godasin korrupsionin me mbikqyrje të rreptë të testeve për patentë shofer

E publikuar: 13/06/2020 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu për mbikqyrjen e patentë shoferëve.

Abrashi ka thënë se ky memorandum do ta godas korrupsionin dhe fuqizon petentë shoferin e shtetit të Kosovës. “Tash e tutje, Policia e Kosovës në mbikqyrje të testeve për patentë shofer.

Memorandumi që nënshkruam me ministrin e MPB Agim Veliu, do të rris më shumë transparencën në testime, e njëkohësisht edhe sigurinë. Me mbikqyrje të rreptë do ta godasim korrupsionin, e rrjedhimisht fuqizojmë patentë shoferët e Kosovës në vendet e BE-së”, ka thënë Abrashi.