Abbott: Kosovë-Angli, festë e madhe dhe rifreskim raportesh ndërmjet të dyja vendeve

E publikuar: 12/11/2019 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa ditë përpara, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, thotë se mezi po e pret ballafaqimin e Anglisë me Kosovën, këtu në “Fadil Vokrri”, këtë të diel.

Në një deklaratë ekskluzive për KTV-në, Abbott thotë se ndeshja e parë në Kosovë, ndërmjet këtyre dy shteteve, është moment për festë të madhe, dhe forcim marrëdhëniesh.

Abbott thekson se ai dhe tifozët anglezë tashmë po e ndiejnë mirëseardhjen e madhe që është përgatitur si nga Federata e Futbollit, ashtu edhe nga Dardanët.

Ambasadori i ri nga Londra, është i impresionuar me formën e lojtarëve kosovarë dhe pret që rezultati të jetë i ngushtë, sikurse në Southampton, në ndeshjen e parë.

Ballafaqimi i madh i së dielës është ndeshja e fundit kualifikuese për të dyja kombëtaret në kuadër të Grupit A. Anglia pritet të shkojë tutje nga vendi i parë, kurse Kosova do të provojë që ta kalojë Çekinë në garë për vendin e dytë që çon në Evropian.