AAK këmbëngulëse në postin e presidentin, si mundësi i shohin edhe zgjedhjet

30.11.2020 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AAK këmbëngulëse në postin e presidentin, si mundësi i shohin edhe zgjedhjet

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po këmbëngulin se nuk do të votojnë asnjë kandidatë tjetër për president të vendit, përveç Ramush Haradinajt. Megjithëse shpresojnë në racionalitetin e partive politike për ta pranuar Haradinajn për president, si mundësi reale në AAK i shohin edhe zgjedhjet e reja.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi në një intervistë për KosovaPress, konfirmon takimin e javës së ardhshme me krerët e partive politike. Aty sipas tij do t’i paraqitet kandidatura e Haradinajt për të parin e vendit dhe argumentet pse e meriton një postë të tillë.

E refuzimin e deritanishëm të PDK-së, por edhe vet partnerëve të koalicionit qeverisës për t’ia garantuar votat Haradinajt, Isufi thotë se duhet negociuar ata, pasi me të parën askush nuk pranon.

“Besoj që do të mbahet takimi edhe do të vlerësohet situata, por edhe do të bisedohet për kandidatin e presidentit. Këtë rast mendojmë që Ramush Haradinaj i plotëson kushtet dhe rrethana të caktuara dinë të sillet si lider i vendit të vet. Këtë e ka konfirmuar me tentimin për ndarjen e Kosovës që ishte shumë i përgjegjshëm në ato situata. Po ashtu, edhe rreth krijimit të ushtrisë, ligjit për Trepçën si pasuri e Kosovës dhe territor i Kosovës. Edhe raportet me ndërkombëtar i ka sqaruar drejtpërdrejtë ashtu siç burrështetas…Me të parën nuk e ofron askush mundësinë që të thotë po, sepse është edhe çështje e interesave politike të partive. Por në fund besoj që do të jetë në shprehje racionaliteti i partive politike, i Kuvendit të Kosovës se aty votohet. Në bazë të votave që mund të ketë kandidati mund të zgjidhet. Prandaj ndodhin edhe negociatat, takimet nuk janë të lehta sepse partitë politike më së pari e shohin vetën, mandej interesat me të tjerët. Por në këtë moment kisha thënë që partitë politike duhet të heqin dorë nga interesat më të ngushta partiake. Duhet të shkojnë në atë se çka kërkon Kosova sot”, u shpreh ai.

I dyti i AAK-së shprehet kategorik kundër çdo mundësie që 14 deputetët e AAK-së në Kuvend të votojnë kandidat tjetër për president, jashtë liderit të tyre partiak.

Madje thotë se nëse nuk ka zgjidhje që Haradinaj të merr postin e presidentit, zgjedhjet janë mundësi vijnë në shprehje.

“Zgjedhjet janë një prej aspekteve që mund të vijnë shprehje, për shkak se nëse nuk ka zgjidhje atëherë ka zgjedhje. Ne e kemi paraqit jo pa qëllim kandidaturën e parë të zotëri Haradinaj sepse kemi dashur me pri në këtë proces në mënyrë mbetemi në momentin e fundit duke shtyrë procesin, ose imponuar zgjedhje…Derisa ne e kemi kandidatin tonë edhe i kemi dhënë arsyetimet edhe po i japim atëherë është e palogjikshme të mendojmë ndryshe, sepse edhe në rrethana të caktuara, kur kemi thënë për rolin e kryeministër për shembull, kur na kanë thënë pse po ngulni këmbë se vota nuk është e mjaftueshme sa i përket nivelit të partisë. Por ne po konsiderojmë se njerëzit duhet të zgjedhën në vendin adekuat ku e meritojnë për shkak se funksionimi i tyre do të ishte më i mirë për shoqërinë”, thotë ai.

E dallimet për këtë postë, Isufi thotë nuk po ndikojnë në funksionimin e qeverisë Hoti.

“Nuk besoj që ka ndonjë lidhje çështja e presidentin me funksionimin e qeverisë. Më shumë ka mos dakordim mes partnerëve politikë sesa ka të bëjë me presidentin”, deklaron Isufi.

Megjithëkëtë, nënkryetari i AAK-së, kritikon qeverinë për mos komunikim me opozitën për kalimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Kjo qeveri është ka gabon që nuk po komunikon edhe me opozitën, ashtu si duhet. Kur ka nevojë për një interes të përgjithshëm duhet të ulemi të gjithë bashkë të shqyrtojnë nëse ka propozime tjera, pse jo të merren parasysh me mundësi buxhetore që ekzistojnë”, thotë ai.

Tanimë janë bërë një muaj që kur ish presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të shtetit.

Derisa në krye të shtetit si ushtruese e detyrës është Vjosa Osmani, partitë politike ende nuk kanë biseduar për të gjendur një zgjidhje për këtë postë./E.Zeqiri/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e  lajmeve të rreme

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e lajmeve të rreme

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët

Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët

Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

Biznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Biznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Mavraj: Më habiti pakëz nënshtetësja gjermane me thirrjet për aksion kundër mediave, të tjerët jo

Mavraj: Më habiti pakëz nënshtetësja gjermane me thirrjet për aksion kundër mediave, të tjerët jo