818 qytetarë u gjobitën nga Policia e Kosovës për mos-respektim të masave anti-COVID

E publikuar: 17/12/2020 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend Policia e Kosovës ka shqiptuar 818 gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.

Ndërsa, ka shqiptuar edhe 1 mijë e 23 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Policia e Kosovës për çdo ditë po shqipton qindra gjoba ndaj atyre që nuk po respektojnë Ligjin Covid-19.

Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte marrë masa shtesë për tu mbrojtur nga ky virus.

Kësisoj edhe Policisë së Kosovës i ishte kërkuar që të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë Ligjin për pandeminë.