7 fotografi të fëmijëve në luftë që të thyejnë zemrën

E publikuar: 31/08/2017 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lufta nuk i sjellë paqe e liri në thelb askujt! Në luftë vdesin mijëra njerëz të pafajshëm, shkatërrohen mijëra shtëpi, e vendbanime të ndryshme humbin me qindra njerëz, lufta pra edhe në përfundim të saj nuk sjellë liri të plotë.

Dikur historiani britanik Juliet Gardiner, në një deklaratë që vlente për Britaninë, Poloninë dhe më gjerë rreth Luftës së Dytë Botërore patë thënë “Vktimat e harruara të Luftës së Dytë Botërore ishin fëmijë”. Kjo shprehje e tij vlen edhe sot për gjithë këto luftra që po bëhen e janë bërë, shkruan Gazeta Metro

Më poshtë gazetametro.net ka përzgjedhur 7 fotografi shumë të ndjeshme të fëmijëve në luftë:

Fëmija sirian, që ngriti duart nga frika se po e vrisnin, kur një foto-reporter deshi ta fotogrfonte.

Fëmijët kosovarë në një nga kampet ku po strehoheshin

Vitenam

Siri

Kosovë

Liberi

Kosovë

Themelimi i Kombeve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore ngriti shpresat për një epokë të re të paqes. Kjo ishte tepër optimiste. Midis viteve 1945 dhe 1992, kishte 149 luftëra të mëdha, duke vrarë më shumë se 23 milionë njerëz. Mesatarisht, numri i vdekjeve të luftës në këtë periudhë ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve në shekullin e 19-të, dhe shtatë herë më i madh se në shekullin e 18-të, shkruan Gazeta Metro
Lufta dhe trazirat politike kanë qenë duke copëtuar vende të tëra – nga Bosnja dhe Hercegovina në Kamboxhia deri në Ruanda. Dhe ky vorbull i dhunës po thithë gjithnjë e më shumë fëmijë. Brezat e tërë janë rritur në mes të konflikteve të armatosura brutale. Në fund të vitit 1995, konfliktet kanë qenë në Angolë për më shumë se 30 vjet, në Afganistan për 17 vjet, në Sri Lanka për 11 vjet dhe në Somali për 7 vjet.