34-vjeçari nuk heq dorë/ Pasi e dhunoi, kërcënon ish-bashkëjetuesen nga telefoni i burgut

E publikuar: 15/12/2019 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhuna në familje është një ndër fenomenet më shqetësues në Shqipëri. Besim Balla i cili është arrestuar dhe momentalisht ndodhet në burgun e Peqinit pasi ka dhunuar bashkëjetuesen, nuk ka hequr dorë nga kërcënimet edhe pse ndodhet pas hekurave.

34-vjeçari ka kërcënuar ish-bashkëjetuesn e tij, D.S nëpërmjet telefonit të burgut që të tërheq denoncimin, bëjnë me dije burime për Anila Hoxhën.

Tashmë për 34-vjeçarin do të rëndojë edhe akuza e kërcënimit, përveç asaj të dhunës në familje.