Ministrja Hoxha: Kemi përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave

E publikuar: 04/05/2018 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit me Delegacionin e BE-së, për vlerësimin e progresit në fushën e sundimit të ligjit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se aty “paraqiti të arriturat për sundimin e ligjit dhe kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave”.

Ministrja Hoxha ka shkruar në rrjetin social po ashtu se “të gjithë qytetarët dhe institucionet tona janë të vetëdijshme se sundimi i ligjit është pasaporta jonë drejt integrimit evropian”.

Ky është postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Në takim me delegacionin e BE-së për vlerësim të progresit në fushën e sundimit të ligjit, paraqita të arriturat për sundimin e ligjit dhe kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave.

Theksova se institucionet e sundimit të ligjit kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë maksimalisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Po ashtu, u fokusova në faktin se të gjithë qytetarët dhe institucionet tona janë të vetëdijshme se sundimi i ligjit është pasaporta jonë drejt integrimit evropian.

Dua të siguroj qytetarët se të gjitha institucionet do të vazhdojnë punën me përkushtim dhe do të jem gjithmonë shtytëse e progresit dhe intensifikimit të punës.

E rëndësishme është që sa i përket kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave, ne kemi përmbushur kriteret e kërkuara.
Puna jonë vazhdon dhe është në shërbim të qytetarëve.”