Gjermania nesër e çon në Beograd zgjidhjen për Kosovën dhe Serbinë

E publikuar: 21/03/2018 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një delegacioni gjerman nesër do të udhëtojë në Serbi për të cuar konceptin e Berlinit për marrëveshjen obligative Kosovë – Serbi e cila do të nënshkruhet deri në fund të vitit.
Kjo është konfirmuar nga kryetari i Forumit për Marëdhënie Ndëretnike Dusan Janjiq i cili ka thënë se delegacioni gjerman do të përfaqësohet së paku në nivel të Sekretarit të Shtetit të MPJ’së së Gjermanisë.

„Zyrtarët nga Berlini arrijë me konceptin për marrëveshjen juridikisht obligative në të cilën thuhet se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por i kërkohet që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organiztata ndërkombëtare“ ka thënë Janjiq.