22 vjet pas, dëshmitarët rrëfejnë për masakrën në familjen Deliu

26.09.2020 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
22 vjet pas, dëshmitarët rrëfejnë për masakrën në familjen Deliu

22 vjet më parë në fshatin Abri të Epërme, u krye një nga masakrat më të tmerrshme nga forcat Serbe, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq.

Banorët e këtij fshati edhe pse ishin të strehuar në mal, përsëri u kapën nga forcat serbe, e që mosha më e vogël e të masakruarve ishte 6 muajsh ndërsa më e vjetra 94 vjeç.

Pjesëtarë, dëshmitarë e familjarë, tregojnë për tmerrin që e përjetuan në këtë masakër.

E mbijetuar e kësaj masakre, Liridona Deliu, thotë se nga familja e saj kanë shpëtuar vetëm katër anëtarë.

Derisa në mes emocionesh rrëfen për plagët dhe traumat që po i bartin si pasoj e kësaj masakre.

Deliu:Kemi shumë plagë të rënda e trauma

Video11:55…12:26

“Kemi shpëtuar nga masakra 4 anëtar të familjes, vëllai, motra edhe djali i axhës. Jem kanë në fund të arave na kanë granatua kemi pas shumë plagë të rënda na të tretë dhe në fund shkit na kanë marr prapë kanë mendua që jemi te vdekur….pas një kohe axha ka marr vesh që jemi gjallë dhe ka ardh na ka marr, shumë kemi plagë të rënda e trauma”, thotë ajo.

E Bajram Seferi, rrëfen momentin kur e kuptoi se vajza së bashku me familjen e saj u masakruan.

Ai në mes lotësh thotë për KosovaPress se po të ishte mbytur nga plumbi edhe dhimbja kishte me qen më e lehtë.

Seferi:Kom pas thanë me u mbyt prej plumbit është krejt tjetër sen, po këta janë masakruar në mënyrë barbare

Video3:25…5:01

“Ademit po i them Adem rri qetu, çka te bahet me tan ne të bahet edhe me neve, katër here. Reja po ma ban Bac çka me ba a me shku edhe na me ta, thash jo. Qikes me i than nalmu me nda prej familjes nuk mujsha edhe shkoj. Ajo u ardh tu kajt e ka zatet ni kushëri i kish than Bacin kanë me mbyt e unë po pshtoj , e se ka dit që ajo do të vdes e unë do të jes…Vështir e kom përjeto, kom pas thanë me u mbyt prej plumbit është krejt tjetër sen, po këta janë masakruar në mënyrë barbare”, thotë ai.

Për Luljeta Elshani-Deliu, dita kur e kuptoj se babai, vëllau, e kunata me dy fëmijë, ishin masakruar, ka qenë dita më e kobshme.

Elshani-Deliu:Ne atë moment sen skom dit se me ka ra në zgabim

Video 0:16

“Një dajë i burrit po më thotë, tha a po vjen shkojmë në Abri por nuk tregojke për çka, se ai e kish pas dit që janë mbyt këta e unë nuk e disha. Tu shku teposhtë kur po i shoh tmerr. Thash çka u ba këtu një kojshi po ma bën tha, maspari i përmendi të vetit tani me tha Luljete qeshtu edhe Fazlia. Baba mu ka mbyt, vëllau, kunata dhe dy vajza të vllaut, ma në atë moment sen s’kom dit se me ka ra në zgabim”, thotë ajo.

Shaqir Veseli, thotë se kur ka arritur në vendin e ngjarjes i ka parë 23 kufoma në mes tyre fëmijë e gra shtatzëna.

Ai nga KosovaPress iu drejtua Eulex-it, për zbardhjen e këtij rasti për çka u shpreh i bindur, se këta të fundit e dinë se cili korpus serb ka qenë i pozicionuar në këtë fshat.

Veseli: Mirë e din Eulex-i cili korpus i forcave serbe ka qenë i pozicionuar këtu

Video8:05…10:50

“Unë kam ardhur pikërisht sot 22 vite këtu ku ka qenë masakra në fshatin Abri, të nesërmen me 27 po i bjen kom ardhur në vendin e ngjarjes fikall vetëm, I kom pa 23 kufoma, ma të parën kufomë jam has në Ali Delin të cilit ia kishin pas pre kokën. I kom pa të gjitha masakrat fëmijë e gra, bile edhe gra shtatzëna….E kam një apel për Eulex për me zbardh këtë rast, se mirë e din Eulexi cili korpus i forcave serbe ka qenë i pozicionuar këtu dhe ata duhet me dhënë llogari për krimet në Kosovë”, thotë ai.

E Bashkim Deliu, po ashtu i mbijetuar i masakrës, thotë se institucionet tona për të gjitha këto krime, duhet të ngrehin padi për shtetin Serb.

Deliu:I bëj thirrje institucioneve tona me zbardh këtë rast sa më shpejt

Video14:14…15:35

“Këtë në këtë vend është masakruar familje Deliu, 16 anëtar të familjes Deliu i kemi gjet me Imerin në mënyrë më barbare. Prej moshës 6 javësh deri përmbi moshën 60 vjeçare…I bëj thirrje institucioneve tona me zbardh këtë rast sa më shpejt me i bo padi Serbisë, sepse këto krime i kanë bërë kriminelet Serb”, thotë ai.

Më 26 shtator 1998, forcat serbe masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu në fshatin Abri të Epërme./Q.Rexhaj/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha