2005’ën George W. Bush kishte dhënë alarmin për rrezikun e një pandemie

E publikuar: 17/04/2020 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i atëhershëm republikan bëri një fjalim në vitin 2005 në të cilin shpjegoi se çfarë duhet të bëhej dhe si duhet t’i përgjigjet vendi i tij ndaj një krize siç është ajo e ndonjë pandemie.

“Një pandemi është sikur një zjarr në pyll. Nëse kapet herët, mund të ndalet pa dëme të mëdha. Nëse lejohet të përhapet shumë, mund të bëhet ferri që mund të përhapet shpejt përtej aftësisë sonë për ta kontrolluar atë”, kishte thënë presidenti i atëhershëm George W. Bush në një fjalim të vitit 2005 në selinë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, përcjell Telegrafi.

Bush dëshironte që vendi i tij dhe e gjithë bota të përgatiteshin për një pandemi si coronavirusi, virus i cili tashmë ka lënë gati 150,000 të vdekur dhe më shumë se dy milionë të infektuar.

“Për t’iu përgjigjur një pandemie, ne kemi nevojë për personel mjekësor dhe pajisje të përshtatshme”, tha Bush.

“Në një pandemi, gjithçka, që nga shiringat, në shtretërit spitalorë deri te frymëmarrësit dhe pajisjet mbrojtëse do të ishin të pakta”, paralajmëroi ai.

Në fjalimin e tij, Bush prezantoi të gjitha llojet e propozimeve dhe përshkroi se si një pandemi do të zhvillohej në Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Dr. Anthony Fauci, epidemiolog prestigjioz, drejtues i krizës aktuale në vendin e tij dhe që në atë kohë ishte tashmë drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Sidoqoftë, projekti nuk u mor seriozisht nga pjesa tjetër e aparatit politik dhe pjesa më e madhe e planit ambicioz nuk u realizua, pasi dolën përparësi të tjera, siç ishte kriza e vitit 2008 që tronditi Shtetet e Bashkuara dhe botën në tërësi.

Gjatë fjalimit të tij 15 vjet më parë, Bush ishte i qartë në hartimin e një strategjie dhe tha se gjëja e parë dhe më e rëndësishmja ishte të zbuloni shpërthimet para se të përhapet në të gjithë botën.

Gjatë pandemisë së coronavirusit, një nga kritikat kryesore që disa udhëheqës botërorë i kanë bërë Kinës është që të mos fshehin informacionet se kur rastet e para kanë ndodhur në qytetin e Wuhan.