Më 20 janar protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

E publikuar: 17/12/2017 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të mërkurën më 20 dhjetor do të protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet para zyrave të KEDS në ora 12:00.

“Kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake. Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj”, thuhet në ngjarjen e paralajmëruar në Facebook.

“Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”.