17 vjeçarja nga Kukësi e zhdukur nga shtëpia, gjendet e varur me litar

E publikuar: 20/09/2017 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit, ku një 17-vjeçare e cila u denoncua e zhdukur nga babai i saj është gjetur e varur me litar.

Vajza u gjet e pajetë gjatë kontrollit në territorin e fshatit Pisë.

“Adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa.”, bën me dije policia.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetvarur.

Ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.