Skuadrat që dështojnë, mund ta blejnë vendin në LK

E publikuar: 23/02/2016 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigantët e La Ligas do të përballen me Arsenalin në Emirates Stadium, ndërsa shihen si favoritët kryesor për ta fituar këtë garë.

Me skuadra si Chelsea dhe Manchester United, që mund të mungojnë në edicionet 2016/18, pasi kanë mbetur prapa në garë, klube si këto të kenë mundësinë të blejnë një vend në garat e mëdha.

“Ndonjëherë, për të mirën e futbollit duhet të ipet mundësia për ‘wildcards’ sikurse në tenis”.

“Ndonjëherë lojtarët nuk kualifikohen për një garë dhe u ipet kjo mundësi për interes të sportit. Kjo mund të ndodh edhe në futboll. Ky mund të jetë një vendim i UEFA-s”.

“Ndonjëherë klubet kanë një sezon shumë të dobët dhe është një dënim shumë i madh që të mos luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Liga e Kampionëve është gara më e madhe dhe më e rëndësishme në botë”, ka thënë Bartomeu.

Presidenti i Barcelonës mund të hasë në kundërshtime të mëdha për këtë ide, pasi i penalizon skuadrat më të dobëta financiarisht.