​Reali vazhdon tutje, Interi në shtëpi

E publikuar: 09/12/2020 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve nga Grupet A,B,C dhe D.

Nga grupi B që kishte shumë gjëra të paqarta janë kualifikuar Real Madridi pas fitores ndaj Borussia Munchengladbahut dhe po ashtu vet skuadra gjermane duke iu falenderuar barazimit të Interit me Shakhtar Donetskin, përcjell KosovaPress.

Inter nga ana tjetër nuk kualifikohet as për në Europa League dhe përshëndetet nga garat Evropiane.

Ja tetë skuadrat tjera që siguruan sonte kualifikimin për në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve:

Real Madrid

Borussia MunchenGladbach

Bayern Munich

Atletico Madrid

Manchester City

Porto

Liverpool

Atalanta

Ndërkohë Paris – Saint -Germain u kualifikua pas fitores ndaj Baaksehirit si ndeshje e mbetur nga grupet e ditës së djeshme.