​Abrashi falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë

E publikuar: 17/07/2020 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, ku temë diskutimi ishte mbështetja e Japonisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit.

Në komunikatën ministrore thuhet se ministri Abrashi e njoftoi Ogasawaran për projektet që është duke i kryer Ministria e Infrastrukturës dhe prioritetet e ardhshme.

Abrashi po ashtu falënderoi të ngarkuarin me punë, për ndihmën që Japonia i ka dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë.

Ndërsa i ngarkuari me punë i ambasadës japoneze në Kosovë, Ogasawara vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes Kosovës dhe Japonisë, dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e shtetit të Japonisë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën