​86 raste të reja me koronavirus në Kroaci, më së shumti në Zagreb

E publikuar: 01/08/2020 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 24 orët e kaluara, 86 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në Kroaci, bazuar në 1.381 mostra të testuara, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 738, derisa numri më i lartë i pacientëve të rinj është në Zagreb – 31.

Që nga fillimi i epidemisë, 5.224 raste të koronavirusit janë regjistruar në Kroaci, dhe 145 njerëz kanë vdekur./kp/