Sipas “TMZ”, aktori 35-vjeçar kishte vrarë veten.Mark Salling pritej të merrte dënimin me burg për 4 deri 7 vite, pasi në laptopin e tij u gjetën mijëra materiale pornografike të fëmijëve. Aktori pranoi fajin tetorin e kaluar duke ulur kështu dënimin.
Para kësaj çështjeje Mark Salling ka qenë një nga aktorët më të pëlqyer prej pamjes së tij tërheqëse. Ai ka luajtur në serialin e njohur “Glee” rolin e Noah Puckerman.
“Familja Selling iu falenderon për suportin dhe ju lutet të respektoni privatësinë”, tha avokati i aktorit për mediat.