Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2018, Kroacia- Kosova, që do të zhvillohet më 2 shtator në Zagreb, nga orën 11:00, në hotel “Emerald” përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e ardhshme kualifikuese, shkruan Arbresh.info.
Përveç ndeshjes si mysafire kundër Kroacisë, Kosova do të luajë edhe me Finlandën, më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Risi në këtë listë është mbrojtësi Ardin Dallku i Vorskla Poltavës i ftuar për herë të parë në Përfaqësuese. “Dallku është një futbollist i ri dhe po luan mirë”, deklaroi Albert Bunjaku në konferencën për media.
Portierë: Ujkani, Nurkovic, Ajdini
Mbrojtës: Rrahmani, Jashanica, Vojvoda, Dallku, Paqarada, Kololli, Kastrati
Mesfushorë: Alushi, Kryeziu, Musolli, B. Berisha, Halimi, V. Berisha, Zeneli, Avdijaj, Rashica
Sulmues: Nuhiu, Muriqi, Fejzullahu


















