Zyrtare: Gjilanin nënshkruan me mesfushorin Semir Hadzibulic  

E publikuar: 08/01/2019 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjilanit edhe sot ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për edicionin pranverorë.

Semir Hadzibulic sot ka firmosur kontratën me klubin e Gjilanit deri në verën e vitit 2020.

“Mesfushori nga Novi Pazari në skuadrën e Gjilanit, vjen pas një përvoje në shumë klube rajonale dhe me gjerë, ku kishte zhvilluar karrierën e tij mjaftë të pasur futbollistike”.

“Hadzibulic sezonin e fundit kishte luajtur për skuadrën nga Ishujt Faroe, Kí Klaskvík”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Njohësit e futbollit shqiptar e njohin atë për paraqitjet në Shqipëri ku kishte luajtur me Besën, Gramozin dhe Apollonin, ndërsa në vitin e shkuar ai ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Hadzibulic ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës dhe Celikun e Nikshiqit. /Telegrafi/