Dështuan paradite, mblidhen pasdite: Miratohet lista e kandidatëve për Komisionin e Pavarur të Mediave

E publikuar: 17/04/2026 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave ka miratuar listën e kandidatëve për KPM-në.

“Para pak kohësh ka përfunduar mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave”.

“Komisioni me në krye deputetin Alban Bajrami e ka miratuar listën e kandidatëve dhe kështu është vendosur që intervistimi i kandidatëve të fillojë nga 20 prilli”.

“Gjithashtu, për këto pozita kanë aplikuar 30 kandidatë ku tre prej tyre janë refuzuar pasi që aplikimet e tyre nuk i kanë përmbushur të gjitha kriteret”.

Hoda tha që mbledhja ishte paraparë për paraditen e sotme por kishte munguar kuorumi. Në këtë mbledhje kishin munguar disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.