Sveçla publikon emrin e serbit të arrestuarit në Merdare për sulmin në Banjskë: Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë

E publikuar: 17/04/2026 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se në Merdare është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lidhur me këtë rast ka reaguar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ky i fundit ka bërë të ditur se i arrestuar është Stefan Raduloviq.

Postimi:

Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.

Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri.