Zyrtare, Coentrao transferohet te Monaco

26.08.2015 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zyrtare, Coentrao transferohet te Monaco

Fabio Coentrao zgjedh ta vazhdojë karrierën te Monaco, duke refuzuar ofertën e Interit. Real Madrid e transferoi mbrojtësin për një sezon në Principatë, në formë huazimi. Zyrtarizimi nga Monaco erdhi gjatë pasdites së të mërkurës. Paralelisht, lajmi u konfirmua edhe nga madrilenët, në faqen zyrtare në “Twitter”. “Reali dhe Monaco arritën marrëveshjen për kalimin e Fabio Coentrao-s te skuadra franceze deri më 30 qershor 2016″, shkruhej në njoftim.

Kalimi i portugezit nën urdhrat e trajnerit Jardim u realizua pas një intrige në merkato që përfshiu gjiganët e Ligës së Parë franceze. Fillimisht në garën për Coentrao ishte edhe Paris Saint Germain. Parizienët e braktisën këtë pistë, duke blerë nga Monaco Kurzawa-n për 25 milionë Euro. Dalja nga skena e kampionëve të Francës krijoi iluzionin te Interi se mund ta afronin Coentrao-n, një përforcim i kërkuar me ngulm nga tekniku Mancini për krahun e majtë të mbrojtjes.

Por, vetëm pak orë më pas, erdhi edhe zhgënjimi i madh për italianët. Portugezi i Real Madrid informoi drejtuesit e klubit zikaltër se pranoi ofertën e paraqitur nga Monaco. Sipas mediave spanjolle, Coentrao preferoi klubin e Principatës, pasi me Monaco ka shansin të luajnë në fazën e grupeve të Europa League.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)