Zyrtare: Ballkani transferon sulmuesin Demir Avdic  

E publikuar: 16/01/2019 04:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit me nënshtetësi serbe, Demir Avdic.

Lojtari nuk është i panjohur për kampionatin kosovar, pasi që më parë ka luajtur për Trepçën ’89, ku kishte dal të jetë dështim.

Ballkani nuk iu ka treguar tifozëve që lojtari më parë ka luajtur në Kosovë, ndërsa ka cekur vetëm disa vende ku futbolli është i zhvilluar.

“Lojtari ynë më i ri është qendër sulmuesi Demir Avdic i cili së fundmi ka qenë lojtarë në disa klube në Austri, gjithashtu karriere ka pasur edhe në Bosnje, Maltë, Mal të Zi , Suedi etj..”, thuhet në njoftimin e klubit.

Avdic ka luajtur në Suedi, por në liga inferiore, siç kishte bërë së fundmi edhe në Austri.

Avdic është mysliman nga Novi Pazari, ndërsa sa ishte te Trepça ’89 kishte thënë se idhull i tij ishte Xherdan Shaqiri. /Telegrafi/