Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vjen në Kosovë, takohet me Maqedoncin

E publikuar: 17/04/2026 08:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.

Ai do të pritet në një ceremoni ushtarake nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, duke filluar nga ora 10:30.

Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media në orën 11:00.