Zyrtare: Andy Robertson te Liverpooli deri në vitin 2024

E publikuar: 17/01/2019 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi Andy Robertson  e ka vazhduar kontratën e me klubin e Liverpoolit deri në vitin 2024. 

24-vjeçari, i cili u bashkua me The Reds para 18 muajsh nga Hull City, vazhdoi bashkëpunimin me klubin me një rritje të ndjeshme page.

Robertson e ka fituar vendin në formacion si mbrojtësi i majtë te Jurgen Klopp ku ka zhvilluar 56 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol.

Ai e ndihmoi Liverpoolin të arrinte në sezonin e fundit në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa tani janë lider në Ligën Premier.

“Sapo klubi erdhi tek unë, iu thash se dua të rri këtu, kështu që sapo ata vendosën një ofertë në tryezë unë e nënshkrova menjëherë”

“Ishte një kontratë mjaft e lehtë për mua dhe jam i sigurt edhe për klubin. Dy palët u pajtuam shumë shpejt, prandaj është mbyllur shpejt”.

“Njohja me djemtë këtu dhe puna me të gjithë stafin në Melwood ka qenë një kënaqësi”.

“Jam i lumtur që e kam zgjatur qëndrimin tim”, deklaroi lojtari pas vazhdimit të kontratës. /Telegrafi/