Zvicra godet mashtruesit kosovarë të aviobiletave

07.07.2015 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zvicra godet mashtruesit kosovarë të aviobiletave

Policia e Zvicrës dhe ajo e Gjermanisë, ka rënë në gjurmë të një grupi të mashtruesve me aviobileta, të cilët ua kanë marrë paratë qytetarëve dhe nuk u kanë ofruar shërbime.

Grupi në fjalë, përmes mesazheve telefonike, i ka joshur bashkatdhetarët tanë, duke iu ofruar aviobileta me çmime më të ulëta, sesa çmimi në treg.

Por, kur ka ardhur koha për të fluturuar drejt Kosovës, shumica e tyre me orë të tëra kanë mbetur nëpër aeroport, ku janë detyruar edhe një herë të blejnë aviobiletat për të ardhur në vendlindje.

Javën e kaluar policia e kantonit të Zvicrës, kishte reaguar, duke treguar se kanë marrë ankesa të shumta nga pasagjerët kosovarë që jetojnë dhe veprojnë ne shtetin zviceran.

Por, pavarësisht alarmit që u dha nga Zvicra, institucionet e relevante dhe përgjegjëse për aviacion në Kosovë nuk kanë marrë asnjë masë deri më tash.

Për këtë rast kishte raportuar edhe portali zviceran “blick.ch”.

Njëri nga mesazhet mashtruese

Por, çuditërisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ende vazhdon të rezervojë orare për këto agjenci, të cilat vetëm se janë bërë të ditura se po mashtrojnë bashkatdhetarët tanë përmes këtyre ofertave mashtruese me anë të mesazheve telefonike.

Vetëm sivjet dyshohet se grupi në fjalë ka shitur më shumë se 5 mijë aviobileta kthyese nga Zvicra dhe Gjermania të cilat për destinacion kanë Kosovën.

Bazuar në të dhëna zyrtare vetëm gjatë javës që po e lëmë pas, në aeroportin e Dyseldorfit, janë anuluar dhjetëra fluturime drejt Aeroportit të Prishtinës.

Por, në bazë të një hulumtimi, gazeta “Zëri” ka identifikuar se agjencia, e cila mashtroi mijëra bashkatdhetarë nga Zvicra dhe Gjermania është “Dardania Airways”.

Sipas informatave të siguruara po del që kjo agjenci është e regjistruar në shtetin zviceran, në emër të një shtetasi gjerman, kurse mbrapa tij në Kosovë qëndron një person me inicialet B.H.

E gjithë shuma e mjeteve që janë shitur biletat ka përfunduar në llogarinë bankare të këtij personi të hapur në njërën prej bankave që operojnë në Gjermani.

Oferta mashtruese me anë të mesazheve

I gjithë mashtrimi i pasagjerëve kishte filluar kah fundi i muajit maj, kur pronari i kësaj agjencie “Dardania Airways”, për të pasur më të lehtë mashtrimin kishte afruar afër vetes edhe bashkëpunëtorë.

Atij në ndihmë për këtë mashtrim i del programeri, Muharrem Musa, i cili është pronar i booking-sistemit të rezervimit “webkos.de”, si dhe Bali Rramanaj, pronar i “Alba Reisen”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit