Zidane i katërti më i miri në histori të Real Madrid

E publikuar: 09/08/2017 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zinedine Zidane pati një karrierë të ndritur si futbollist.

Ai ka të fituar Kupën e Botës, Champions League, European Championship dhe tituj tjerë si në Serie A dhe La Liga.

Por që etjen e madhe për tituj duket se nuk e ka të shuar as si trajner, transmeton Klan Kosova.

Francezi ka arritur t’i sjellë Real Madridit titullin e gjashtë prej kur ka marrë drejtimin e këtij klubi.

Pas të martës ku fitoi Super Kupën në Shkup kundër Manchester United, ai është bërë trajneri i katërt më i mirë në histori të galaktikave.